http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rekrutimi i qytetareve shqiptarë për të luftuar në Siri ka vënë në lëvizje edhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Kreu i shtetit ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda për t'u informuar mbi goditjen e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetareve shqiptare në Siri. Takimi ka pasur edhe sinjale të qarta politike; pasi qeveria për këtë aksion ka vlerësuar punën e policisë së shtetit; por pikërisht Drejtori i Policisë Artan Didi mungonte në mbledhjen e organizuar nga kreu i shtetit Nishani.Ky takim vjen vetëm pak ditë pasi media publikoi informacione se Shërbimi Informativ Shtetëror, prej dy vjetësh ishte nën përgjim dhe dijeni të këtyre grupeve po nuk kishte vepruar dhe hetimet nisën vetëm pas njoftimeve nga shërbimet e huaja. Në 11 mars policia zhvilloi një operacion për të arrestuar 8 persona me akuzën e terrorizmit. Paralelisht me aksionet policore, janë marrë edhe masa legjislative dhe brenda pak ditësh pritet që parlamenti të miratoje disa amendime të kodit penal që vendosin deri në 15 vjet burg për personat që nxisin, rekrutojnë luftëtarë apo edhe marrin pjesë në luftëra jashtë vendit siç është rasti i Sirisë.Por ndryshe nga Qeveria dhe Presidenti; për më tepër ndryshe edhe nga vetë deputetet e LSI; kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dale kundër protagonizmit të tepruar siç e ka cilësuar ai; në lidhje me shërbimin sekret. Prej javësh kreu i Shërbimit Sekret Visho Ajazi është vendosur në qendër të debatit politik dhe duke filluar nga kreu i shtetit e deri tek deputetet socialistë, LSI apo PD që kanë dalë në media për punën e SHISH.