http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë kaluar 6 muaj nga nisja e punimeve të një projekti që duhet të ishte pothuajse në gjysmën e realizimit të vet, por Bulevardi i ri i Tiranës ka mbetur pezull duke u kthyer disa herë në objekt përplasjesh institucionale. Ndërsa këtë të enjte INUK ka kërkuar nga firma që po kryen punimet të ndërpresë punën, në terren janë shfaqur menjëherë punonjësitë e Policisë bashkiake të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim. Prezenca e punonjësve të bashkisë ka irrituar banorët e zonës të cilët kanë mbështetur vendimin e INUK për pezullimin e punimeve të bulevardit. As mbërritja në vendngjarje e nënkryetarit të bashkisë Enno Bozdo nuk ka mundur të ulë tensionin mes palëve.