Reagon policia e Vlorës: Furgoni me drogë është i bllokuar - Ora News- Lajmi i fundit

2015-11-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës ka hedhur poshtë pretendimin e PD se një furgon me drogë është lejuar të nxirret nga komisariati i policisë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia sqaron se furgoni me drogë është i bllokuar. (Foto Ilustruese)
?Lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike se është lejuar të nxirret jashtë Komisariatit të Policisë Vlorë furgoni me 808 kg lëndë narkotike, sekuestruar gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Radhimës në datë 10 nëntor 2015, sqarojmë opinion publik se deklarata është tërësisht e pavërtetë. Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratën e PD-së, theksojmë se furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe ruhet 24 orë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë. Ftojmë mediat dhe cilindo përfaqësues politik të njihet me faktin në fjalë, pranë Policisë Vlorë?, thuhet në njoftimin e policisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reagon-policia-e-vlores-furgoni-me-droge-eshte-i-bllokuar/