Afron derbi i kryeqytetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Java e 25-të e superligës rezervon takimin më të shumëpritur që sjell më shumë emocion dhe rivalitet, derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, i treti dhe i fundit për këtë sezon. E nëse gjithçka shkoi mirë në fazën e parë për të kuqtë, nuk mund të thuash në takimin e dytë ku jo vetëm humbën, por edhe u akuzuan nga tifozeria për mosimpenjim në takimin më të rëndësishëm ndaj rivalëve historike. Ndërkohë, Partizanit i kthehet për këtë ndeshje qendërmbrojtësi Labinot Ibrahimi, i cili ka munguar në dy derbet e para për arsye kartonësh.Pas fitores në Shkodër, Partizani ka rimarrë vendin e dytë ndërsa objektivi i të kuqëve është pjesëmarrja në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga kundërshtari, Tirana lufton për mbijetesën ndërsa me rezultatet pozitive në ndeshjet e fundit i është larguar zonës së rënies nga kategoria.

Free Traffic Exchange