http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse uji është një nga çështjet me më shumë problematika në Shqipëri, duke nisur që nga mungesa e deri te cilësia, për herë të parë deputetet interesohen për të. Kjo është edhe arsyeja që shifra prej 68% humbje në rrjet që raportoi kreu i Entit të Ujit, i alarmoi ata. I ftuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhueses Avni Dervishi, deklaroi se politika është një nga shkaqet kryesore të arkëtimeve të ulëta, sidomos vitin që kaloi kur debitorët nuk paguanin për muaj me radhë. Sipas Entit në total ka 600 ujesjellësa në Shqipëri, ndërkohë që mazhoranca deklaroi se qeveria e mëparshme ka deklaruar se kanë qene 700 të tillë. Sipas kryetarit Shalsi kjo lë vend për dyshime për investime që nuk janë bërë asnjëherë. Që shqiptaret të furnizohen 24 orë me ujë, çdo vit duhet të investohen 300 milionë euro, dyfishi i shifrës aktuale. Ndërsa cilësia e ujit mbetet ende një problem i pazgjidhur, që do të vazhdojë të jetë i tillë për sa kohë rrjeti është i amortizuar dhe një pjesë e ujesjellësave janë pranë venddepozitimit të mbetjeve.