Lefter Koka: Ndëshkim vendoreve për plehrat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamje të hedhjes së mbeturinave janë bërë të zakonshme për banoret që jetojnë përreth zonave të banueshme, por edhe për vetë drejtuesit lokalë. Por pas një muaji, imazhe të tilla, plehra që hidhen pa kriter dhe që nuk pastrohen, do t'u rrezikojnë postin kryetareve të bashkive dhe komunave. Kjo është masa më e ashpër që do të kërkoje Ministria e Mjedisit për krerët e pushteteve lokale nëse nuk pastrojnë territorin e tyre nga mbeturinat. Nëpërmjet shkresës zyrtare, Ministri i Mjedisit Lefter Koka urdhëron të zgjedhurit vendore të marrin masa për pastrimin dhe menaxhimin e plehrave nga zonat që ata administrojnë. 40 dite është afati që kanë kryetaret e bashkive dhe komunave për të pastruar territorin nga mbeturinat. Pas datës 30 prill Ministria e Mjedisit do të nisë kontrollet në terren, por dhe ndëshkimet për të gjithë të zgjedhurit vendorë që nuk zbatojnë ligjin. Kryetari i komunës së Paskuqanit, një nga njësite problematike për nivelin e lartë të mbeturinave në lumë, kërkon bashkëpunimin e qytetareve në këtë proces. Sipas Fatos Rexhes banoret duhet të ndërgjegjësohen edhe për taksën që duhet të paguajnë kundrejt shërbimit të pastrimit. Tarifën më të lartë të pastrimit e paguajnë banoret e kryeqytetit, 5 mijë lekë të rinj në vit. Ndërsa për njësite e tjera vendore kjo taksë nuk është më e lartë se 200 lekë të rinj në muaj, por në shumicën e komunave ajo nuk mblidhet. Pavarësisht kësaj situate, të zgjedhurit vendore do të kenë përgjegjësi direkte për çdo ndotje dhe keqmenaxhimin e mbeturinave në territorin e tyre.