http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çertifikata e sigurisë është tashmë debati kryesor që rrethon kreun e shërbimeve sekrete Visho Ajazi. Ashtu si socialistes edhe LSI gjykon se Ajazi nuk mund të kryejë detyrat e tij për sa kohë që i mungon ky dokument. Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka deklaruar se Ajazi nuk mund të ushtrojë funksionet e tij deri sa të pajiset me çertifikatën e sigurisë, duke theksuar se grupi i kontrollit në shërbimin sekret do të miratohet në mënyrë që deputetet të sigurojnë informacionin për të cilin kanë nevojë.