http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura e cila funksionon pranë kuvendnit dhe 3 memot që kjo drejtori ka hartuar për vakancat në autoritetin e mediave vizive, kanë krijuar një konflikt të ri mes mazhorances dhe opozitës. Fakti që 2 memot e para konstatonin 3 vakanca në këtë institucion dhe memoja e fundit e 12 marsit konstaton 4 vakanca përfshi atë të kryetares se AMA-s Endira Bushati; për opozitën tregon qartë se shumica ka falsifikuar faktet. Sipas kryetarit të Komisionit të Medias Genc Pollo e gjithë kjo strategji synon vetëm kapjen e AMA-s. "Në shkresën e tretë të 12 marsit, javën e shkuar, ndodh zbulesa, revelacioni, që AMA ka jo vetëm tre poste anëtarësh vakant por edhe se posti i kryetarit është prej vitesh vakant. Kjo shkresë i dërgohet vetëm e personalisht Kryetarit të Kuvendit, por jo sic ka ndodhur gjithmonë, Komisionit tonë. E gjithë kjo pocaqi pasi amendamenti Peza që synonte kapjen e AMA-s nga partia ka ngecur në vend dhe në kundërshtim me kërkesën për asistence ligjore drejtuar Bashkimit Europian, Këshillit të Europës e OSBE-së vetë Kryetari i Kuvendit Meta. E gjitha kjo është një përpjekje për të krijuar e konsoliduar monopole në tregun mediatik që konsumatorët të paguajnë 300 mijë lekë të vjetra një kartë abonimi digjitale që në kushtet e konkurrencës se lirë do ta blenin për vetëm 200 mijë lekë të vjetra." Memoja e fundit e Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është përdorur si argument nga mazhoranca për të kërkuar shpalljen e 4 vakancat në Autoritetin e Mediave Audiovizive, vakanca të cilat 1 muaj më parë ishin konstatuar edhe nga Komisioni i Ligjeve.