Rama: Policia jo më strehë e të moshuarve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vend i sigurt pune, që të ofron edhe një page të kënaqshme është ndoshta arsyeja që si kjo 18-vjeçare edhe me mijëra të rinj nga i gjithë vendi kanë aplikuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të policisë. Si rrallë ndonjëherë numri i të interesuarve ka shkuar në mbi 10 mijë të cilët do të konkurrojnë për 1000 mijë vënde pune. Por ndryshe nga më parë gjysma e fituesve do të jenë femra. Para nisjes së testimit me shkrim, konkurrentet u përshëndetën nga kryeministri Edi Rama i cili garantoi transformimin e policisë së shtetit, transformim që sipas tij do të nisë që nga mosha. Rama tha se sfida për të luftuar krimin është e vështirë, por këto 6 muaj është treguar se qeveria është në rrugën e duhur. Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka përkthyer numrin e lartë të konkurrenteve që kanë aplikuar për të qene pjesë e shkollës së policisë si shënjë besimi te policia e shtetit. Pas testimit me shkrim, aplikantët do t'i nënshtrohen fazave të konkursit siç është testimi fizik, intervista me gojë si dhe kontrolli shëndetësor. Shkolla e policisë zgjat 44 javë, nga të cilat rreth 5 muaj parashikohet teori dhe5 muaj praktikë.

Free Traffic Exchange