http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duhet apo nuk duhet ta shndërrojmë Teatrin e Komedisë në një teatër eksperimental?! Kjo është pyetja që ka ndarë prej javësh tashmë, në qëndrime pro dhe kundër artistët vendas. Një debat i cili ka marrë nuanca politike, ka sjellë firmosje peticionesh kundër propozimit të ministrisë së kulturës dhe ka shkaktuar jo pak zhurmë edhe në rrjetet sociale. Milto Kutali, regjisor prej 25 vitesh shpjegon për Vizion Plus pse ai është kundër. Për të, institucionet e tilla, pra ato eksperimentale duhet të jenë nisma private dhe jo shtetërore. Por, krahas opinionit të artistëve me një eksperiencë të gjatë në teatër, qëndron edhe mendimi pro i të rinjve, jo më pak të suksesshëm vitet e fundit. Enton Kaca, i cili vetëm pak muaj më parë solli një shfaqje ndryshe në teatrin kombëtar, shpjegon çdo të thotë eksperimentale dhe pse ne kemi nevojë edhe për të! Vetëm një javë më parë, Ministria e Kulturës dërgoi në Kuvend propozimin për ndryshimin e emrit dhe funksionit të Teatrit Kombëtar të Komedisë, por Komisioni i Medias e ktheu duke specifikuar edhe një herë diskutimin me vetë artistët. Nga ana tjetër, Teatri Kombëtar i Komedisë u krijua në vitin 2010, pas një vendimi të qeverisë Berisha për të ringjallur skenën e ish-estradës!