Uji i Bovillës, i pijshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të ardhur deri këtu në çezmat tona, uji përshkruan rreth 5 km rrugë, aty ku ndodhet impianti i pastrimit të ujit të Bovillës. Nga kjo linjë furnizohet 60% e Tiranës, kryesisht pjesa veriore e saj. Nëse linja tjetër ajo e Selitës rrjedh nga burimi, uji i Bovillës sigurohet përmes Liqenit Artificial të saj, 10 km larg impiantit. Për vite me radhë kryeqytetasit janë në dilemën, a duhet të konsumojmë apo jo ujin e çezmës? Për përgjegjësinë e këtij impianti përgjigja është po. Ai nuk përjashton mundësinë që në liqen uji të jetë i turbullt, por sipas Rezart Koçit pastrimi kryhet këtu dhe në këtë mënyrë.