https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndarë nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij, Shqipëria e viteve '60, sapo ka kurorëzuar një lidhje të re politike, atë me Kinën komuniste të Mao Ce Dunit, liderit aziatik që synon t'a shndërrojë vendin e vogël ballkanik në një qendër të propagandës maoiste në Evropë. Kinezët sjellin grurë, mbushin dyqanet e mapot e vendit me ushqime e mallra. Megjithëse komuniste, kjo ishte një Shqipëri e ndryshme nga ajo e një dekade më parë, kur në vend ndodheshin sovjetikët. Sipas arkivave të gazetës «Le Mond », Shqipëria e viteve '60 ishte nën një influencë të re, atë kineze. Në botë shumë gjëra kanë ndryshuar. Është larguar Hrushovi dhe ka ardhur Brezhnjevi, Çekosllovakia është pushtuar nga forcat e Traktatit të Varshavës, në Evropë, studentët kanë mbushur sheshet, duke protestuar për më shumë liri, por në Shqipëri, udhëheqësit komunistë, janë bërë më dogmatikë.Në vend mbërrin vala goditëse e Revolucionit Kulturor Kinez. Rrëzohen objektet e kultit, luftohet kundër burokracisë dhe vendi shkëputet përfundimisht nga Blloku i Lindjes, duke deklaruar largimin nga «Traktati i Varshavës». Ngjarjet e para përmes raporteve të gazetës «Le Mond», zbulojnë të tjera mistere të asaj periudhe, shumë prej të cilave, panjohura për publikun shqiptar.