Ka qenë ora 19:40, kur në qytetin e Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim i fortë lënde eksplozivi. Por, ndryshe nga herët e tjera, kur objektiva të sulmeve kanë qenë banesat, bizneset private apo edhe automjetet, këtë herë objekti i sulmit është godina e Bashkisë së qytetit të Fushë-Krujës.