Adriatik Llalla takon Kodhelin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Përgjithshme Adriatik Llalla është takuar sot me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Takimi është zhvilluar në orët e para të ditës në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nga dy institucionet nuk behen me dije arsyet e këtij takimi. Ky takim vjen pak kohë pasi Ministrja e Mbrojtjes ka dorëzuar në organin e akuzës disa kallëzime për abuzime që dyshohet se janë kryer nga paraardhësi i saj, Arben Imami. Kallëzimet janë ende në fazën e hetimit nga njësia task forcë e Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të dalë së shpejti me një konkluzion. Imami akuzohet për konsumin e veprës penale 'shpërdorim detyre', 'shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti', si dhe 'shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik.

Free Traffic Exchange