Shtohen kompetencat e KLSH, kontroll partive politike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon zgjerimin e kompetencave të ushtrimit të auditit të tij. Kështu në një raport në Komisionin e Ekonomisë, kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj tha se ligji aktual është shumë i vjetër dhe lë në hije shumë dikastere të cilat janë burime shkeljesh. Disa nga fushat e reja që do të marrë përsipër KLSH të auditojë janë: Entet Rregullatorë, zbatimin e koncesioneve dhe punës që ato bëjnë në terren si dhe paratë e shtetit që shkojnë për financimin e partive politike dhe shoqatave. por sa të domosdoshme janë kompetencat e reja të KLSH-së kur ky institucion nuk respektohet nga subjektet që duhet të auditojë. Rasti më flagrant është ai i tatimeve ku edhe pse ka një vendim gjykate i cili thotë qartë që KLSH duhet të auditojë këtë drejtori, vendimi nuk po zbatohet. Por përveç këtyre problemeve Leskaj tha se të njëjtin fat kanë patur edhe rekomandimet që KLSH i ka bërë institucioneve publike.