Jeta në ishullin e Sazanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sazani është ishulli më i madh në Shqipëri, por dhe më i veçanti sa i përket historikut. Me një sipërfaqe prej 570 hektarësh ai ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të  Vlorës. Përdorimi i tij vetëm për funksione ushtarake e ka mbajtur ishullin larg turizmit dhe ndikimit të njeriut. Me kamerën tonë, ne kemi udhëtuar drejt Sazanit, por nuk  kemi mundur të prekim tokën e tij për shkak të rëndësisë së veçantë, si bazë ushtarake detare.