Hashashi, Shqipëria mbetet vendburim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mbetet vendburim për marijuanën që shpërndahet në tregun europian, si dhe që përdoret për konsumim lokal. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin vjetor për 2013-ën mbi trafikun e lëndëve narkotike, thekson se vëllimi i drogës së prodhuar, kapja e saj dhe arrestimet, kanë vijuar përgjatë kësaj kohe. Megjithatë, në dokument thuhet se veç kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues i madh i lëndëve të tjera narkotike. "Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, ku përfshihen edhe ato sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk zotëron statistika të sakta për përdoruesit e drogës, por përveç marijuanës, përdorimi i lëndëve narkotike, nuk është dukuri e zakonshme." Departamenti Amerikan i Shtetit shkruan se bazuar në sasinë e bllokuar përgjatë 2013-ës, prodhimi i marijuanës mbetet në nivele të larta, edhe pse nuk ka vlerësime të sakta se sa është në total. Duke cituar të dhënat e policisë shqiptare, gjatë vitit të kaluar, janë kapur rreth 33 ton kanabis sativa. Pavarësisht kultivimit të lartë, DASH vë në dukje rezultatet e arritura nga vendi ynë në luftimin e trafikut të drogës.