Ekspozita - Takim Botesh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Takim botësh" ekspozita e hapur në hollin e Kryeministrisë, kushtuar periudhës së Princ Vidit në Shqipëri, ka pritur ketë të shtunë vizitorë të shumtë. Fotografi, objekte autentike historike dhe riprodhime të materialeve të asaj kohe kanë tërhequr jo vetëm të apasionuarit e historisë por një publik më të gjerë. Princ Vidi mbretëroi në Shqipëri për 6 muaj, nga 7 marsi i 1914 deri më 3 shtator 1914. Koleksionisti Nikolla Xharo tregon se Princi gjatë kësaj periudhe punoi me simbolikën e kombit shqiptar, me medaljet apo edhe uniformat ushtarake. Materiale këto që i gjen origjinale sikurse një shekull më parë. Objekti më domethënës në këtë ekspozitë është ky flamur zyrtar i ruajtur në Muzeun Kombëtar por që është restauruar me shumë kujdes nga Frederik Stamati. E çelur më 14 mars me rastin e 100 vjetorit të qeverisë së parë të njohur ndërkombëtarisht, ekspozita në ambientet e Kryeministrisë, do të qëndrojë e hapur për qytetarët edhe ditën e diel. Aty janë ekspozuar objekte nga Muzeu Historik Kombëtar, dokumente historike të asaj kohe të Arkivit të Shtetit dhe pjesa më e madhe e materialeve janë koleksione. Kjo është hera e dytë që holli i kryeministrisë ka hapur dyert për publikun e gjerë, pas ekspozitës me fotografitë e 40 firmëtarëve të pavarësisë, në nëntor të vitit 2012 me rastin e 100-vjetorit.