Futboll, miqësoret e kombëtares - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore brenda pak ditëve në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor. Pasi është zyrtarizuar disa ditë më parë testi miqësor që kuqezinjtë do të luajnë me Hungarinë në Budapest, tashmë është konfirmuar edhe arritja e marrëveshjes mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj rumune për zhvillimin e një miqësore me 31 maj. Miqësorja me rivalin ballkanik do të zhvillohet në stadiumin e Sionit në Zvicër. Trajneri i kuqezinjve Xhani De Biasi kishte kërkuar me ngulm edhe një ndeshje tjetër miqësore në datat e lira të FIFA-s në fund të muajit maj, pasi kërkon të kolaudojë sa më mirë grupin e futbollistëve që ai do të ketë në dispozicion për fushatën e ndeshjeve eliminatore të evropianit Francë 2016 që do të nisë në muajin shtator me perballjen e parë në transfertë kundër Portugalisë.

Free Traffic Exchange