Mbi 40 subjekte kanë ekspozuar në rrugën e pedonales prodhimet e tyre shqiptare. Nën moton 'Bli Shqip', kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe kryetarët e komunave të trevave shqiptare në rajon jo vetëm kanë uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, por kanë theksuar sesa e rëndësishme është mbështjetja e prodhimeve shqiptare.