Shkatërrohen lojërat e fatit, asgjësohen 680 pajisje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësia e mbikëqyrjes se lojërave të fatit, ka shkatërruar 680 pajisje të konfiskuara gjatë aksioneve të bëra tre muajt e fundit në sektorin e lojërave të fatit. Shumica e këtyre makinerive nuk dispononin Nipt dhe nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të Aktivitetit. Vetëm për muajt janar -- shkurt janë konfiskuar 325 pajisje të tilla të cilat përdoreshin nga biznese për të fituar para në kurriz të qytetareve dhe sigurisht nuk paguanin as taksa në shtet. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Financave thuhet se që prej muajit nëntor dhe deri tani janë vënë 60 gjoba në biznese të ndryshme vlera e të cilave shkon në 300 mijë dollarë. Në aksionin "Fundi i marrëzisë" që u bë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme u arrit që të bllokoheshin 1500 makineri vetëm për 30 ditë, shifër e njëjtë me totalin që janë konfiskuar në 2012-ën. Por pavarësisht kësaj, lojërat e fatit në Shqipëri vazhdojnë të lulëzojnë dhe duket se lufta e shtetit me këto lloj biznesesh do të jetë e gjatë. Në një vëzhgim të bere këtë të shtunë, arrihet të identifikohen pika kazinosh dhe bastesh, që ndodhen përballë me shkollat dhe subjektet fetare, çka bie në kundërshtim me ligjin. Në Shqipëri ka 2637 pika bastesh, 134 kazino elektronike dhe 12 bingo tradicionale, të cilat janë të licencuara nga njësia e lojërave të fatit. Por informaliteti në këtë fushë është shumë i lartë.