http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Segmenti ndërmjet dy urave të Shijakut është nga zonat më të ndotura të Lumit Erzen, ku banorët e zonës hedhin përditë mbeturinat e tyre. Rukije Llaka, është banore e Shijakut dhe ka dalë sot për të pastruar shtratin e lumit të zënë me lloj mbetjesh. Ajo i bën apel grave që të jenë të kujdesshme dhe të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit. Kurse Leonidha Vogli, që e ka shtëpinë shumë afër urës së Sul Golemit, në afërsi të Sukthit kërkon ndërhyrjen e shtetit për të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm që ndotin ujin e lumit. Apeli i banorëve të kësaj zone u bë gjatë një aksioni të ministrisë së mjedisit për pastrimin e shtratit të lumit Erzen. Ministri Lefter Koka u shpreh se ndotja e lumit është një masakër që i bëhet ambientit. Në aksionin për pastrimin e shtratit të lumit Erzen kanë marrë pjesë punonjës të ministrisë së mjedisit, bashkisë së Shijakut, drejtorisë së shëndetit publik si dhe rreth 100 vullnetarë të rinj nga Durrësi dhe Shijaku.