http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga Krujë-Qafështamë që lidh jo vetëm qytetin e Krujës me parkun kombëtar të Qafështamës, por edhe 10 fshatra të kësaj zone me njëri-tjetrin dhe me qytetin e Krujës ka pësuar rrëshqitje të shumta dhe masive në disa vende, si pasojë e reshjeve të muajve të fundit. Për pasojë disa segmente të rrugës janë bllokuar tërësisht për një apo dy ditë. Sipas banorëve të kësaj zone, kjo situatë ka bërë që të krijohen problem sidomos për transportin e të sëmurëve drejt spitaleve apo qendrave shëndetësore.Më problematike është situata në fshatrat Shkrëtë dhe Kroi i madh, me më shumë se 1000 banorë, të cilat izolohen shpesh nga rrëshqitja e dherave. Komuna e Cudhinit nuk ka mjetet e duhura për të zhbllokuar rrugën apo për ta mirëmbajtur atë. Segmenti Krujë- Qafështamë, është një nga segmentet më problematike në Krujë, në të cilin nuk është investuar asnjëherë në këto 23 vjet. Në 10 fshatrat që shtrihen apo lidhen me këtë rrugë, banojnë më shume se 4000 banorë.