Zone e Ndaluar - Një Shqipëri e ndryshme - Pjesa e pare - Dossier - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje të rralla i përkasin Shqipërisë së sapo dalë nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1950. Në syrin e gazetarëve të huaj perëndimorë, Shqipëria e viteve '45-'50, ishte e larmishme dhe imazhet e para të liderit komunist Enver Hoxha dhe qeverisë së tij, ishin në qendër të shkrimeve të tyre. Në arkivat e gazetës franceze "Le Mond" gjenden me mijëra artikuj për Shqipërinë e kësaj periudhe. Pikërisht këta artikuj dhe mjaft të dhëna, të panjohura më parë për publikun shqiptar, Zonë e Ndaluar, ka vendosur t'i rrëfejë, ne një cikël dokumentarësh të përgatitur përmes pamjeve të rralla filmike të kësaj periudhe e përmes optikës së gazetës prestigjioze "Le Mond".Marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos, lufta civile greke dhe përpjekjet e e komunistëve shqiptarë për të konsoliduar pushtetin e ri, menjehërë pas përfundimit të luftës, përbëjnë dhe ngjarjet kryesore të këtij dokumentari në vijim.

Free Traffic Exchange