Rafting në kanionet e Osumit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rafting është sporti që vitet e fundit ka filluar të tërheqë pas vetes shumë njerëz që e duan adrenalinën, kryefjalën e këtij sporti, sa të bukur aq edhe emocionues. Kemi udhëtuar disa ore rresht, për të arritur deri në Skrapar për në kanionin e Osumit. Rrugëtimin tonë e shoqërojnë shumë legjenda interesante për Abas Aliun, Shpellën e Shtrigës, Gojën e Krokodilit etj. Eksplorimi i kanionit zgjat 3 deri në 4 orë, në varësi të ritmit dhe përjetimit të grupit dhe përshkruhen 14 KM më të bukur të Kanionit të Osumit. Kanioni ka një ekosistem unik që nuk duhet humbur pa e eksploruar të paktën një here. Veshjet dhe instruksionet para nisjes janë elementet më të rëndësishëm për një udhëtim, mes eksplorimit dhe aventurës. Të gjithë janë pajisur me kostum neoprenë, që ruan konstante temperaturën e trupit, jelek shpëtimi, e skafandër. Ky udhëtim kërkon aftësi fizike shumë të mira, shëndet të plotë dhe një rezistence mesatare të përballimit të situatave të ndryshme nga ana e grupit. Shumica e të dyja grupeve e kanë për herë të parë këtë eksperiencë. Adrenalina, aventura, emocioni, argëtimi, natyra e sfida janë pjese e këtij udhëtimi fantastik. Të gjithë të përqendruar për të ndjekur me perpikmëri komandat e guides profesioniste, të gjithë të fokusuar në perballjen me rrymën e rrëmbyeshme të Osumit. Ndalesa e parë është pikërisht ujëvara e të dashuruarve, një bukuri përrallore që kënaq syrin njerëzor. Pas këtij pushimi të vogël në këtë ujëvarë, e pas kujtimeve që gjithsecili preferon t'i këtë në foto, nisemi serish për të përshkuar rrugën e mbetur. Ujëvara blu është një tjetër bukuri e këtij udhëtimi. Në përfundim të rrugëtimit ndeshim dhe një ngushticë të kanionit të Osumit, këtu shohim shpirtin luftarak të të dyja grupeve. Pas aq shume kilometrash të përshkuara dalim në luginë të hapur, aty ku lundrimi është më i lehtë, aty ku mbërrin edhe fundi i rrugëtimit të kësaj aventure, përshtypjet e të cilave janë të ndryshme për gjithsecilin. Rafting si sport mori një njohje të gjërë fale punës së vendosur që sigurisht ka bërë edhe Albania Rafting Group. Pas një dite të lodhshme, turistet bëjnë një ndalesë në qytetin e Beratit ku i pret ushqimi i shijshëm tradicional. E gjitha kjo është mënyra më e mirë për të mbyllur ditën e një fundjave të këndshme.

Free Traffic Exchange