http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 100 të rinj janë detyruar këtë të premte, të presin për më shumë se 7 orë për të marrë një abnone studenti. Por shumë prej tyre në fund nuk morën asgjë. Sipas studenteve kjo anolami është e qëllimshme, për të përfituar persona të tretë që kryejnë rolin e sekserit. Punonjësit që shpërndajnë abonetë, shpjegojnë se kjo situate është krijuar për shkak se studentet nuk kanë dokumentacion të rregullt. Por studentet e kundërshtojnë të vetmin argument të dhëne nga punonjësit. Ata nuk ngurrojnë të tregojnë dokumentet që mbajnë në duar e që sipas tyre janë konform kërkesave ligjore. Vizion Plus u interesua në Bashkinë e Tiranës e cila nga ana e saj sqaroi se nuk ka asnjë kompetence në ndarjen e aboneve, pasi këtë e bën Shoqata e Transportit Urban. Sipas studentëve sportelet e biletave hapen vetëm ditën e fundit të çdo muaji. Kjo bëhet me qëllim që të krijohen radhë të gjata në sportele. Për pasojë shumë të rinj nuk do te mund ta merrnin dot abonenë në afatet e caktuara, duke u bërë automatikisht klientë të detyruar të sekserëve që i sheshin nën dorë ato. Studentet thonë se të përfshirë janë edhe fatorinot e autobusëve që i sheshin abonetë jo 600 lekë, sa kushton zyrtarisht, por 1000 mijë lekë ose dhe më shumë. Nëse një student lëviz vetëm një herë në ditë me autobus urban, ai duhet të shpenzoje në muaj 900 leke, e nëse bën edhe më shumë rrugë, atëherë kjo kosto për të behet edhe më e rëndë.