http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryefjala e kampionatit shqiptar në javën e 21-të të superligës do të jetë ndeshja midis Partizanit dhe Skënderbeut dhe Partizanit, që do të luhet në Tiranë ditën e diele në orën 14:00. Korçarët vijnë në sfidën e radhës me një avantazh 10 pikë me vendin e dytë, çka i bën ata në rast fitoreje të jenë më pranë titullit kampion, të katërt radhazi. Por nëse do të kemi ndonjë surprizë të Partizanit, atëherë diferenca do të shkonte në 7 pikë me vendin e dytë, çka do të thotë një hapje e kampionatit shqiptar. Sipas kapitenit të Skënderbeut, Blendi Shkëmbi, superliga nuk ka më histori sepse vendi i parë u përket atyre dhe skuadrat e mbetura pas u mbetet të luftojnë vetëm për një vend të dytë. Për takimin e së dielës trajneri Mirel Josa nuk do të këtë të grumbulluar për arsye dëmtimi, lojtarët Ademir dhe Orelesin, ndërsa në dyshim mbeten Pejic dhe Arapi, po për të njëjtat arsye.