1 marsi, dita e pranverës për ortodokset - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kështu çdo vit besimtarët ortodoksë në Korçë nisin festimet për ditën e pranverës në natën e fundit të muajit shkurt. Në këtë ditë që simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e stinës së pranverës, pothuajse në të gjithë rrugicat e qytetit janë ndezur zjarre dhe janë shkëmbyer biseda. Sipas traditës, fëmijët janë protagonistë të kësaj feste ndërsa riti i kërcimit mbi flakët e zjarrit simbolizon largimin e së keqes dhe ardhjen e luleve. Antonio mezi e ka pritur këtë natë ndërsa për ta organizuar sa më mirë festën është marrë gjatë me përgatitjet. Ndërsa Stenka është një zonjë e cila tregon rite të tjera të kësaj feste. Ndryshe nga besimtarët myslimanë, ardhja e ditës së verës për besimtarët ortodoksë në Korçë dhe gjithë vendin nuk është 14 marsi, por 1 marsi.