Serbia duhet të respektojë të drejtat e pakicave dhe të shqiptarëve. Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke përmbyllur procesin e mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve, ka thënë se me qeverinë e re do të tentohet një qasje më e mirë ndaj shqiptarëve.