Të njohësh botën përmes zërit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondacioni Vodafone Albania, me kontributin e pjesëmarrjen e bizneseve, sjell një iniciative unike bamirësie në ndihmë të personave të verbër"Të njohësh botën përmes zërit" është nisma e Fondacionit Vodafone Albania në bashkëpunim me komunitetin e personave me probleme në shikim, ka bashkuar për herë të parë përfaqësues të biznesit shqiptar, artistë të famshëm shqiptar të mbledhur nga destinacione të afërta e të largëta, por dhe në shoqërinë e dipllomatëve, ministrave e miqve për të bërë të mundur për herë të parë realizimin e një ëndrre krijimin e një programi në audio në gjuhën shqipe që lejon leximin e kompjuterit e telefonit për komunitetin e personave me probleme në shikim.Me qëllimin për të kuptuar sfidën e këtij komuniteti, mbrëmja e bamirësisë është konceptuar si një rrugëtim në errësirë. Në kushte të rrepta sigurie dhe në shoqërine e interpretimit të programit special artistik, më shumë se 200 pjesëmarresit në këtë mbrëmje, përfaqesues të 33 bizneseve të përgjegjshëm do të jenë zëri për të çuar në sukses këtë nismë. Personat e verbër, të përllogaritur rreth 11 mijë vetëm në Shqipëri, përtej veshtirësisë për të parë e njohur format e ngjyrat, kanë një zemër të madhe dhe një mënyrë tepër të veçantë për të përceptuar të përditshmen me anë të emocioneve dhe ndjenjave. Por realizimi i kësaj arritje do u shërbejë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, e kudo ata ndodhen.Fondi minimal i nevojshëm për realizimin e qëllimit është 50,000 Euro, e pritet të mblidhet gjatë kësaj mbrëmje. Ky fond do të perdoret për blerjen e software dhe pajisjeve të mundshme, realizimin e regjistrimit të tingujve dhe fjalëve në shqip për këtë aplikim, si dhe sesionet e trajnimit dhe përgatitjen e udhëzuesve të nevojshëm për përdoruesit e këtij programi që u jep më shumë akses në informacion, edukim, njohje, mundësi për shërbime dhe punësim.Frymëzuar nga ajo çka kjo nismë synon, është shtuar edhe një kontribut i paçmueshëm i artistëve që falin dashuri e përkujdesje për këtë komunitet, por që japin dhe një shembull të jashtëzakonshëm pergjegjshmërie dhe humanizmi. E famshmja soprano Inva Mula, që është njëherazi edhe Kryetare e Bordit Drejtues të Fondacionit Vodafone Albania, pritet të dhurojë emocione të pashlyeshme përmes pjesëve të përzgjedhura të repertorit të saj. E kësaj do ti shtohen interpretimet e baritonit të mirënjohur Gëzim Myshketa e mezzosopranos Vikena Kamenica, shoqëruar në piano nga mjeshtrat Merita Rexha e Robert Radoja. Por shumë të veçantë priten të jenë dhe interpretimet e artistëve e talenteve që kanë probleme në shikim, përfshirë Blerina dhe Ada Shalari (piano), Denisa Onjea, Franc Korini (kitarë) nga Shqipëria si dhe Unik Ukshini e Leotrimi të ardhur enkas nga Kosova, me moderator të mirënjohurin Virgjil Kule dhe Emiliano Lule."Nuk mund të ketë ndjesi më te bukur sesa te jesh i pari për ti dhuruar dikujt atë për të cilën ka shumë nevojë. Por aq më shumë ...