Rezultojnë të vertetë eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini. Tashmë analizat gjenetike-molekulare në Strazburg e kanë dhënë përgjigjen se mes eshtrave të dërguara për analiza janë ato të heroit Isa Boletini dhe djalit të tij, të cilët tashmë i janë dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.