Ushtria vijon aksionin e pastrimit në juglindje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ushtria dhe Inspektoriati Mjedisor dalin serish në aksion për pastrimin e rrugëve nacionale nga mbeturinat. Edhe këtë të shtunë 1300 forca ushtarake dhe 90 mjete janë angazhuar në nismën kundër ndotjes së mjedisit. Beteja ushtrisë me papastërtinë ka nisur nga Tirana dhe është shtrirë deri në juglindje të vendit. Aksioni është inspektuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Të dy përfaqësuesit e qeverisë shprehen keqardhje për nivelin e ndotjes së rrugëve kombëtare por dhe indiferencën qytetare ndaj kësaj situate.Aksioni i ushtrisë është shtrirë në120 kilometra rrugë. Forca të ushtrisë janë vendosur në akse të ndryshme, Tiranë-Durrës, Tiranë --Librazhd, Librazhd --Korçë deri në pikën kufitare të Kapshticës. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aksioni i ushtrisë do të vijojë deri ne pastrimin e të gjitha akseve kombëtare për të cilat, sipas zonjës Kodheli, duhet të kujdesen vetë qytetarët dhe pushteti vendor.

Free Traffic Exchange