http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet vëmendja ndaj mesatares për hyrjen në shkollë të lartë. Tashmë nota mesatare e tre viteve të gjimnazit do të këtë me shumë peshë në formulën e përllogaritjes së pikëve të maturantëve për pranimet në universitete. Nga 20% që ishte vlera e mesatares në shumën e përgjithshme të pikëve, ministria e Arsimit ka vendosur ta çojë në26%. Specialistë të arsimit tregojnë se përqindja e rritur, ndikon me 40 pikë në shumatoren përfundimtare.Nëse më parë ministria e Arsimit e përcaktonte vetë numrin e mbetësve në varësi të rezultateve të provimit, duke filluar nga ky vit maturantët duhet të kapin një sasi pikësh për të kaluar. Krahas rregullave të reja në provimet e maturës shtetërore, drejtues të ministrisë tregojnë se do të forcohet administrimi. Për çdo kopje të verifikuar në klasa dhe shkolla të ndryshme do të penalizohet mësuesi mbikëqyrës i provimit. Në fakt ky rregull ka ekzistuar, por asnjëherë nuk është zbatuar deri më sot.Madje burime nga ministria e Arsimit tregojnë se gjatë korrigjimeve janë konstatuar nota fiktive, kopjime masive ndërsa në vitet elektorale administrimi dilte jashtë kontrollit. Këtë vit do të shtohet numri i administruesve, ndërsa provimi do të kryhet në salla të mëdha, në universitete për ato qytete që kanë dhe në palestra shkollash.