http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Rose Dosti! Dhe që prej vitit 2008 ajo ia ka kushtuar jetën e saj dokumentimit të historive mbi krimet e komunizmit në Shqipëri! Jo pak, por në 6 vite ajo ka arritur të mbledhë rreth 50 mijë dëshmi që lidhen pikërisht me diktaturën dhe burgjet. Jo vetëm ka krijuar një koleksion të cilin e ka arkivuar në Tiranë dhe Los Anxhelos, por ka realizuar edhe këtë dokumentar, pasi për këtë shqiptaro-amerikane historia e pas '90 nuk është treguar e drejtë me ish të persekutuarit.Dokumentari i ish-gazetares së "Los Angelos Times", është shfaqur këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të 23-vjetorit të rënies së bustit të ish-diktatorit Hoxha. Erion Veliaj, i pranishëm në aktivitet u shpreh se politika i ka një borxh të madh të shkuarës.Nisma e shqiptaro-amerikanes Rose Dosti, nën titullin "Albanian Human Rights Project" vijon, ku intelektualë, artistë, shkrimtarë, apo përfaqësues të klerit dhe familje që u burgosën nga viti 1944 deri më 1991 kanë dhënë historitë e tyre personale.