"Shqiptarët janë më optimistë se një vit më parë, se në vendin e tyre do të ketë ndryshime pozitive". Ky është konkluzioni i studimit të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), që u krye në dhjetor të vitit 2013, në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Alternativa Kërkimore (IDRA).