Bushati-Venizellos: Zgjidhje toponimeve
21/02/2014
Diplomacia e Tiranës dhe ajo e Athinës angazhohen të zgjidhin shumë shpejt çështjen e mprehtë të toponimeve. Shefi i diplomacisë shqipare Ditmir Bushati dhe ai grek Evangelos Venizellos, i cili ndodhet në Tiranë në përmbyllje të turit ballkanik, u shfaqën me tone të reja përpara medias, atë të bashkëpunimit konkret për zgjidhjen e çështjes që për shumë kohë ka qenë shqetësimi i bashkëqytetarëve tanë në Greqi dhe që ministri Bushati gjeti rastin të komunikojë në krah të homologut grek.