Kryeprokurori Llalla flet për rastet e korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria do të synojë ndëshkimë më të ashpra për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deklarata është bërë nga kryeprokurori Adriatik Llalla gjate analizës një vjeçare të prokurorisë se apelit. Në këtë analize kreu i akuzës ngriti si shqetësim pafajësitë e shumta që janë dhëne nga Gjykata e Shkalles së Parë për veprën penale të mashtrimit, duke kërkuar nga Gjykata e Lartë unifikimin e praktikes gjyqësore për këtë vepër. Më herët kryeprokurori mori pjesë edhe në analizën e Prokurorisë së Tiranës, ku këtë herë u ndal në mungesën e provave në shumë prej çështjeve të referuara në Prokurori nga institucionet shtetërore. Llalla kërkoi nga Prokuroret e njësisë task forcë të shtojnë ritmin në hetimin e çështjeve të cilat kanë impakt në opinionin publik, ndërsa premtoi për rritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë njësi për të përballuar numrin gjithnjë e në rritje të referimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Free Traffic Exchange