Shkarkohet Zana Xhuka - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-25 1

Me 76 vota, mazhoranca shkarkoi kreun e ILDKP-së, Zana Xhuka. Në votimin ku opozita nuk mori pjesë, pasi u largua për shkak të protestës së paralajmëruar prej saj, në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive u votua Shkëlqim Ganaj, kandidati rival i Xhukës një vit më parë, por që nuk ishte hedhur për votim.