http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë përballur sot nga foltorja e Kuvendit. "20 shkurti" ka qene kryefjala e replikave mes tyre, ndërkohë që kanë akuzuar njeri-tjetrin për lidhjet e shkuara me komunizmin. Por kreu i qeverisë, ndërsa ka komentuar protestën ka rikthyer në vëmendje dhe kohën kur protestonte Partia Socialiste, që kulmoi me 4 viktimat e 21 janarit. Edhe gjatë seancës së kësaj të enjteje, debati u përqendrua mes dy liderëve politikë Rama dhe Berisha.