Ndihma ekonomike për romët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndihme ekonomike për familjet rome dhe egjiptiane, me kusht ndjekjen e arsimit të detyruar nga fëmijët e tyre. Ky është propozimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për ato familje fëmijët e te cilëve i sheh rrugëve të Tiranës duke lypur apo duke pastruar xhamat e makinave. Frekuentimi i shkollës do të monitorohet e nëse fëmija e braktis për t`ju kthyer rrugës, do të ndërpritet ndihma ekonomike. Vetë përfaqësuesit e romëve nuk kane shifra të sakta për këta fëmijë pasi ata janë të paregjistruar. Sipas romëve krahas arsimimit duhet të zgjidhet edhe problemi i strehimit të këtij minoriteti.

Free Traffic Exchange