Monitorimi i hapësirës detare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra Ndërinstitucionale operacionale Detare në Plepa të Durrësit tashmë funksion me kapacitet të plotë, duke pasur në vëzhgim dhe monitorim të gjithë hapësirën detare të vendit tonë. Prej më shumë se dy vitesh dy radarë që gjenden në afërsi të grykëderdhjes së Semanit ishin jashtë funksionit dhe për këtë arsye stafi që gjendet në sallën operative në këtë qendër nuk ka mundur të ketë shumë të dhëna për lëvizjen e mjeteve lundruese në këtë zonë. Qendra operacionale është vizituar sot nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila pas takimit me stafin e qendrës dhe me drejtues të shtabit të përgjithshëm, ka parë nga afër pajisjet në këtë sallë. Elvis Cenka, drejtues i kësaj qendre, tha se me riparimin e radarëve qendra operacionale ka raportuar lëvizjen e dyshimtë të një anije në zonën e Ksamilit, e cila e hodhi drogën në det. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se një pjesë e madhe e hapësirës detare ka qenë për shumë kohë në terr, por shtoi se fajtorët e kësaj situate do të hetohen nga Prokuroria. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare është inauguruar në vitin 2011 dhe pajisjet për kontrollin satelitor të mjeteve të peshkimit si dhe mjeteve të tjera lundruese kanë kushtuar rreth 2 milion euro.