http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ndiqni dy Universitete njëkohësisht në publik, privat apo të alternuar, diploma e njërit prej tyre nuk do t'u njihet. Çdo student që ndjek arsimin e lartë në shtetëror ose në Universitet Privat, njihet zyrtarisht vetëm nëpërmjet një numëri personal dhe nuk mund të këtë dy të ndryshëm. Gjate procesit të regjistrimit shumë të rinj kanë rezultuar se ndjekin njëkohësisht dy Universitete. Krerët e Ministrisë së Arsimit kanë nisur verifikimet në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa u deklarojnë studenteve se një nga dy diplomat nuk do t'u regjistrohet, pra del e pavlefshme. Nuk dihet numri i saktë i studenteve që ndjekin dy Universitete njëherazi. Megjithatë burime nga dikasteri i arsimit bëjnë të ditur se janë shumë të rinj që një Fakultet e kryejnë në shtetëror dhe paralel me të ndjekin një degë tjetër, kryesisht part time në Universitet privat. Por Dekani i Fakultetit Histori-Filologji është kundër këtij vendimi. Sipas Shezai Rrokajt ligji i arsimit të lartë nuk e saktëson këtë çështje dhe për të ky rregull është penalizues për shumë të rinj. Ndjekja e një programi të dytë studimi citohet vetëm në nenin 36 të arsimit të lartë. Por në këtë pike të ligjit thuhet së Universiteti i dytë frekuentohet vetëm pas përfundimit të nje cikli të parë studimi dhe kundrejt një kostoje të caktuar. Sa i përket përvojave evropiane, ndjekja e dy Universiteteve njëkohësisht nuk është e lejueshme. Përjashtimi mund të bëhet vetëm për studentet e shkëlqyer, por edhe këtyre të fundit mund t'u krijohen avantazhe brenda një cikli studimi, jo duke ndjekur dy shkolla të ndryshme njëkohësisht.