Meta me konsujt e nderit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Roli i konsujve të nderit në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi me shoqatën e konsujve të nderit. Sipas Metes roli i tyre nuk është honorifik, por një rol ndonjëherë edhe më produktiv se edhe i ambasadave apo i ambasadorëve. Ndërkohë qe kreu i shoqatës së konsujve të nderit Ylli Ndroqi theksoi se puna e tyre është përqendruar tek forcimi i lidhjeve të biznesit mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë. Në fund, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Konsujve të Nderit të Shqipërisë, Edlira Çepani i ka dhuruar në mënyrë simbolike Kryetarit të Kuvendit logon e shoqatës në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen që z. Meta ka dhënë vazhdimisht për këta konsuj.

Free Traffic Exchange