Temperaturat dëmtojnë bujqësinë në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta për stinën ku jemi, me mbi 20 gradë, kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, duke shënuar rekord për disa dekada me radhë. Por këto temperatura pranverore po shkaktojnë dëme për fermerët në këtë zonë. Albert Bacelli, është një nga fermerët e fshatit Dvoran, pak kilometra nga qyteti, i cili në tokat e tij ka kultivuar sipërfaqe të mëdha më qershi, mollë dhe kumbull. Por i nxehti i këtyre ditëve, sipas tij, po rrezikon gjithë prodhimin e pritshëm të këtij viti, nëse pas diellit do të kemi ulje të temperaturave. Temperatura të tilla të larta të pazakonta për stinën shtojnë edhe sëmundjet e drufrutorëve, ndaj dhe fermerët kanë filluar spërkatjet. Edhe për specialistin e Drejtorisë Rajonale Të Bujqësisë së Korçës, Arben Hysolli këto temperatura mund të risjellin përhapjen e karkalecit, që në dy vitet e fundit ka shkaktuar dëme në sipërfaqe të mëdha në fushën e Korçës. Në pritje të asaj çka do të sjellin kapriçot e motit, fermerët në Korçë kanë filluar gjithsesi që t'i bëjnë tokës dhe drurëve frutorë shërbimet e nevojshme, për të evituar sa më shumë dëmet që mund të shkaktojë ndryshimi sërish i temperaturave.

Free Traffic Exchange