Ankimimi i PD-së për buxhetin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankimimin e tretë të PD kundër qeverisë Rama, atë për shpalljen anti-kushtetues të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2013. Para trupit gjykues përfaqësuesit ligjore të opozitës dhanë argumentet pse qeveria duke marrë 220 milion dollarë borxh ka shkelur kushtetutën. Edhe pse vetë demokratet në pushtet e kanë ndryshuar buxhetin me akt normativ, ata kanë argumentuar se qeveria Rama nuk ishte në kushtet e nevojës dhe urgjencës për të përdorur këtë instrument ligjor, ndërkohë që duke iu referuar borxhit edhe pse tashmë nuk ka një kufi ligjor për të, demokratet kanë theksuar se rritja e tij është e lejueshme në rastet kur këto para përdoren për investime. Pjesa kryesore e kërkesës së opozitës kishte të bënte me faktin se rritja e borxhit ka cënuar stabilitetin makroekonomik të vendit dhe  bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës. Përballë këtyre argumenteve përfaqësuesit e qeverisë kanë deklaruar se ekzistonin kushtet e nevojës dhe urgjencës, pasi shteti nuk mund të bënte asnjë pagese; nuk mund të jepte as paga e as pensione. Sipas drejtoreshës se kodifikimit Edlira Jorgaqi akti normativ ishte i vetmi instrument për të zhbllokuar situatën. Edhe në rast se Gjykata Kushtetuese do t'i japë të drejtë kërkesës së PD, vendimi i saj për aktin e miratuar në tetorin e vitit të kaluar do të këtë efekte vetëm në të ardhmen për të rregulluar momentet kur lejohet qeveria të përdorë aktin normativ apo të rrisë nivelin e borxhit.

Free Traffic Exchange