Moratoriumi i gjuetisë, bllokim armeve të gjuetisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mjedisit dhe ajo e Brendshme do të bllokojnë të gjitha armët e gjahut në vend. Çdo armë e tillë që kapet do të cilësohet si armëmbajtje pa leje, ndërkohë që ndalohet edhe shitja e çdo materiali që ka lidhje me gjuetinë. Kjo masë do të shoqërohet me të tjera, të parashikuara në një draft pasues të moratoriumit të gjuetisë. Kontroll të rreptë do të ketë në pikat doganore për automjetet me dhoma frigoriferike, sidomos me targa italiane, të cilat nxjerrin në mënyrë të jashtëligjshme gjahun nga Shqipëria. Ministria e Mjedisit ka nisur punën për rishikimin e ligjit për gjuetinë, për të forcuar rregullat edhe pas lejimit të saj, dy vjet më vonë. Edhe shkrimet e "National Gjeografic" jo më kot i dhanë rendësi ndalimit të gjuetisë në Shqipëri, pasi vendi ynë cilësohet kështu. Moratorium i Gjuetisë hyn në fuqi dy javë pas botimit në fletoren zyrtare. Për specialistet rikthimi i faunës në formën e saj të mëparshme do të kërkojë vite e ndoshta dekada, por të paktën ashtu siç mbyllet edhe shkrimi i "National Gjeografic", në Shqipëri do të këtë më pak gjuetarë italianë, por më shumë turistë të interesuar për ekoturizmin.