http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ke një problem sot nuk ke nevoje të shkosh një herë në ministrinë e Drejtësisë, me pas te një zyrë e gjendjes civile dhe në fund në gjykatë. Me kodin e ri të procedurave administrative një zyrë e vetme do të unifikojë përgjigjet për qytetarin. Ky kod synon pikërisht të orientojë në zyrën e duhur, si qytetarët që kanë një problem, ashtu edhe vetë institucionet që në disa raste nuk kanë të qartë zyrën ku duhet të orientohesh për të kërkuar zgjidhje. Siç tha edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kishte kohë që kodi aktual krijonte përplasje institucionale. Qëllimi kryesor i këtij projektligji është unifikimi i procedurave ku synohet ulja e kostos dhe kohës për të marrë një vendim nga ana e organeve shtetërore, si dhe rritjen e efektivitetit të administratës publike. Ky kod trajton gjithashtu: Lehtësirat procedurale për bizneset, akses për qytetarët që kërkojnë të kenë askses te të dhënat e administratës dhe përshtatje të ligjit të ri për nëpunësit civilë dhe atë të gjykatës Administrative. Pas konsultimeve me grupet e interesit, kodi do të shkojë për miratim në Parlament.