Kosova, rrugëtimi drejt pavarësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Do të duhej që shqiptarët të përjetonin një masakër si ajo e 15 janarit 1999 në Reçak, që komuniteti ndërkombëtar të ndërgjegjësohej se duhej bërë diçka. Pas kësaj, në shkurt të '99-ës, do të mbahej konferenca e Rambujesë, në Paris, nënshkrimi i të cilës nga pala e shqiptarëve të Kosovës, do të çonte në nisjen e fushatës së bombardimeve nga ana e NATO-s, ndaj objektivave serbe. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë