http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritet që ndryshimet në ligjin për nëpunësin civil të futen në kalendarin e punimeve të Kuvendit, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet amendimeve synon të shkatërrojë administratën duke punësuar militantet politike. Para deputeteve demokrate, në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, Basha solli në vëmendje faktin se aktet nënligjore të këtij ligji ende nuk janë miratuar duke argumentuar se shtyrja e ligjit në tetor për mungesë të tyre ishte vetëm justifikim. Basha i kujtoi mazhorancës se nga zgjedhjet e 23 qershorit mori vetëm 83 mandate dhe nuk i ka votat moralisht për të bëre e vetme reformën territorial. Sipas Bashës të gjitha këto arsye, por edhe situata ekonomike duhet të motivojnë qytetaret t'i bashkohen protestës së 20 shkurtit.