Ligji i ri për barnat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është vendi i dytë në Europë pas bullgarisë, për numrin më të larte të farmacive plot 1500 të tilla. Në kryeqytet numri i farmacive për banorë shkon në më pak se 1 mijë, ndërkohë që mesatarja europiane është rreth 3 mijë. Në një pamje grafike të hartës, Tirana do të dukej kështu, me dy njolla të mëdha në ngjyrë të gjelbër, QSUT dhe Spitali Ushtarak që kanë secili nga 30 farmaci përreth. Por, është e vështirë të tregosh në hartë numrin e saktë të tyre, pasi ai shkon 700. Me sy të lirë pamja është kjo, në një hapësirë prej 200 metër, mund të gjesh edhe katër farmaci. Shtimi i numrit të farmacive u bë pesë vjet më parë, pas heqjes së kriterit të distancës prej 150 metër. Ky është një nga propozimet e farmacistëve për ligjin e ri të barnave. Por ata kërkojnë edhe vendosjen e kriterit që pronari i farmacisë të jetë farmacist, pasi pohojnë se ky shërbim është kthyer në biznes ndonjëherë edhe të palicencuar. Propozimet e grupeve të interesit janë dorëzuar në ministrinë e Shëndetësisë, që pritet t'i japë formën përfundimtare ligjit të ri të barnave, që synon kontroll me të madh të cilësisë së ilaçeve.

Free Traffic Exchange